E Diel, 1 Nëntor 2026

Doli nga rruga, humb jetën shoferi 19-vjeçar në Elbasan

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Librazhd, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti që drejtohej nga i riu ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›