E Diel, 1 Nëntor 2026

Doli per gjah vdes tragjikishtnga arma e vet drejtori i shkolles

Nje tjeter viktime e armeve te gjahut ne Shqiperi. Sot ne mesdite eshte ndare nga jeta ne nje aksident tragjik Drejtori i shkolles 9-vjecare ne komunen e Antigonese ne Gjirokaster Dritan Kllapi 40 vjec.
Arsimtari ka shkuar sot si nje dite pushimi per gjah me nje mikun e tij ne malet perreth por pengesa ne nje shkemb dhe renia e armes nga dora ka qene fatale per jeten e tij.

Kllapi eshte plagosur ne te dy kembet nga te shtenat aksidentale te armes se tij por vonesa e ndihmes se pare ka qene vendimtare per vdekjen e Drejtorit te shkolles. Helikopteri i derguar per ti ardhur ne ndihme ka shkuar teper vone. Kllapi i plagosur kishte pasur dhe mundesine te komunikonte me te shoqen ne telefon. Mendohet qe hemorragjia dhe koha e gjate pa ndihme ka qene shkaku qe e ka cuar drejt vdekjes.

Ne Shqiperi jane rreth 90 mije arme gjahu ne duar te qytetareve dhe Komisioni parlamentar per Sigurine e ka ngritur si shqetesim identifikimin e ketyre armeve dhe mbajtjen nga persona te autorizuar te regjistruar neper shoqata zyrtare gjahtaresh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›