E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dollari amerikan vijon të forcojë pozitat ndaj lekut, euroja dobësohet

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Dollari amerikan vijon të fitojë pikë në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa euroja dhe monedhat e tjera të huaja u dobësuan. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 97,48  lekë, duke humbur 0,06 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 95,21 lekë, duke fituar 0,78 pikë. Paundi britanik u këmbye me 112,73 lekë, ose 0,14 lekë më pak se dje, ndërsa franga zvicerane zbriti me 0,18 lekë dhe këmbehet me 104,78 lekë.

Edhe këtë vit sezoni i mbarë turistik me fluks të shtuar të vizitorëve dhe emigrantëve ka sjellë rritje të ofertës valutore në treg, duke reflektuar nënçmim të monedhave kryesore të huaja, në raport me lekun.

BSH-ja vlerëson se situata në tregun valutor vijon e qetë, e karakterizuar nga luhatshmëri e ulët e kursit brenda intervaleve normal.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.21 +0.78
Euroja EUR 97.47 -0.06
Poundi Britanik GBP 112.73 -0.14
Franga Zvicerane CHF 104.78 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 56.86 -0.18
Dollari Australian AUD 54.94 +0.10
Dollari Kanadez CAD 61.54 +0.27
Korona Suedeze SEK 8.73 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.26 -0.02
Korona Daneze DKK 13.06 -0.01
SDR SDR 116.00 +0.97
Ari (OZ 1) XAU 281767.32 +665.19
Argjendi (OZ 1) XAG 3139.11 -75.31
Juani Kinez (onshore) CNY 11.84 +0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 11.82 +0.07
Lira Turke TRY 2.10 +0.02

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›