Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan humbi terren në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja u forcua lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 1.07 lekë dhe këmbehet në nivelin më të ulët në këto vitet e fundit, ndërsa euroja u forcua me 0.04 lekë dhe këmbehet me 100.21 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 1.13 lekë, duke zbritur në kuotën 116.79 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 107.70 lekë, ose 1.33 lekë më shumë se ditën e premte.
Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonalë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 91.49 | -1.07 | |
| Euro | EUR | 100.21 | +0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.79 | -1.13 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 107.70 | +1.33 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 64.43 | +2.25 | |
| Dollari Australian | AUD | 59.06 | -1.22 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.96 | -0.75 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.65 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.29 | -0.13 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.43 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 122.24 | -1.43 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 221535.72 | -6,375.69 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2531.53 | -145.52 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.84 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.87 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 2.75 | -0.04 | |