E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika: Nuk po e shijoj BB

30/04/10 03:45

Dy banorët dalin në kopsht, pas diskutimit të gjatë për raportin mes tyre. Ndërsa qëndrojnë në heshtje, Klodi shprehet se tashmë loja po bëhet më e fortë. Domenika thotë se nuk e mendon fare lojën, pasi ajo ka ardhur vec për ta përjetuar si eksperiencë. Për të, e rëndësishme është që të shijojnë dhe këto ditë qëndrimi në shtëpi gjë të cilën deri tani nuk e ka bërë, pasi ka mbetur edhe shumë pak. Domi tregon se mezi pret të vijë e mërkura ku ata fillojnë luajnë dhe merren me provën e javës dhe mërzitet kur askush nuk vlerëson kreativitetin e saj. Klodi ia kthen se këtë gjë e kanë marrë parasysh kur hynë në fillim se do përballeshin me karaktere shumë të ndryshëm. Domi thotë se pretendonte që të argëtoheshin e luanin përherë, normalisht do kishte dhe debate, por jo të tilla në cdo moment, pasi ska ditë që të mos mërziten e debatojnë për gjëra të ndryshme duke u shqetësuar cdo ditë e më shumë. Klodi e këshillon që ta shijojë për veten, por ajo thotë se në shtëpi duhet shpirti i bashkëpunimit. Ajo i referohet sërish provës së kësaj jave dhe vazhdon të flasë për të me Klodin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›