E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika dhe Seldi sërish cift

18/02/10 11:55

Disa nga banorët flenë gjum në orët e para të mëngjesit, ndërsa Seldi dhe Jetmiri preferojnë të mos flenë fare pasi tashmë është mëngjes. Seldi shkon në dhomë e fillon të përkëdhelë Domenikën e cila zgjohet. Ata përkëdhelen me ëmbëlsi e duken sërish si një cift i dashuruar. Marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar që pas sqarimit të një nate më parë. Ata ngrihen dhe qëndrojnë afër, ndihmojnë njeri-tjetrin të përgatisin kafen e kërcejnë, këndojnë e puthen plot dashuri. Cifti duket vërtet në qejf e të lumtur në krahët e njeri-tjetrit. Ata përqafohen e kërcejnë sëbashku. Më mori malli!- i thotë Seldi Domenikës dhe duke e puthur e duke kërcyer i thotë se i bashkoi kënga në sfond.
Mes tyre nuk mungojnë edhe bisedat e ndryshme si dhe ato për debatet e një nate më parë. Kështu Seldi i tregon Domenikës e cila nuk ishte prezent për zënkën e Erionit me Klodin pasi ky i fundit ishte shprehur se Erioni i dukej xheloz. Seldi tregon se klodi ishte prekur e mërzitur shumë nga ofeza e Erionit dhe se atij i kishte ardhur keq për të.
Më pas, Seldi shkon në dhomën e gjumit për të zgjuar banorët e tjerë. Ai merr një jastëk në dorë e fillon të ngacmojë të tjerët. Në shtëpinë tjetër është ngritur vetëm Klodi i cili merret me përgatitjen e mëngjesit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›