E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domi dhe Klodi

26/03/10 23:50

Domenika sapo mbaron provën shkon dhe shtrihet pranë Klodit në sallon dhe bisedon me të. Klodi thotë se ka frikë nga nominimi dhe Domenika i thotë që të mos mërzitet sepse ajo do të jetë gjithmonë pranë tij. Të dy bëjnë thashetheme për banorët e rinj. Domenika thotë se të rinjtë nuk po japin asgjë si të freskët që janë dhe për Manal thotë se ajo i largohet përherë. Klodi i thotë se një javë është shumë pak për ti njohur banorët e rinj. Klodi thotë se është mirë që edhe banorit të ri ti jepet shanci për të dhënë atë që dëshiron sepse edhe banorët e vjetër nuk janë aq shumë aktivë. Ai thotë se këtë javë ka frikë se ndoshta Seldi do të nominohet sepse ka pasur disa zënka me banorët e tjerë përfshirë edhe një debat me Hakiun të cilin e konsideronte si një nga personat më të afërt në shtëpi. Domenika thotë se nëse Seldi do të nominohet nga banorët, ndoshta edhe ajo do të jetë e nominuar. Domenika thotë se banorët ndoshta kërkojnë që ta ajo dhe Seldi të mos jenë më pranë njëri-tjetrit. Më pas ata flasin për alternimin çifteve që Vëllai i Madh ka bërë këtë herë për provën e javës. Ata bëjnë thashetheme për banorët e tjerë ku Domenika ndër të tjera thotë se në shtëpi të gjithë janë shumë sipërfaqësorë dhe klodi pohon të njëjtën gjë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›