E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domi refuzon provën me Seldin

16/04/10 23:15

Banorët ulen në sallon, ndërsa Veronica dhe George Leonard, dy ish-banorët e Grande Fratello-s u, shpjegojnë llojet dhe teknikat e puthjes që do të jetë një provë bonus për banorët, e cila do të zhvillohet gjatë spektaklit. Përpara se të fillojnë shpjegimin, italianët pyesin nëse ka një çift brenda shtëpisë së Big Brother. Pjesa më e madhe e bannorëve u tregojnë Seldin dhe Domenikën, por Domi që në momentin e pyetjes nuk u përgjigjet, thotë se në shtëpi nuk ka më një çift pasi ajo dhe Seldi janë ndarë. Pas kësaj dy mysafirët u shpjegojnë banorëve fillimisht puthjen eskimeze që është një puthje duke prekur hundën e partnerit. Ata pasi ua tregojnë banorëve mënyrën se si realizohet kjo puthje, ftojnë Domenikën dhe Seldin që të bëjnë një provë. Domenika refuzon duke u thënë se nuk dëshiron që të bëjë një veprim të tillë duke u sforcuar. Kështu këtë provë Seldi e bën me Eridionën. Shpjegimet vazhdojnë dhe radha është e puthjes së keqe që është një puthje ku femra i afrohet partnerit që mezi pret që ta puthë, në mënyrë shumë joshëse, por e zhgënjen pasi në momentin që kjo mund të ndodhë femra largohet. Këtë herë Domenika kërkon që ta bëjë ajo provën. Kështu ajo i afrohet Seldit për ta puthur, por largohet duke e lënë në pritje të puthjes. Më pas banorët fillojnë të flasin se gjatë spektaklit do tu duhet që të realizojnë një puthje të vërtetë me njëri-tjetrin që të fitojnë këtë provë, por duket se Domenika edhe pse ka qënë e lidhur me Seldin nuk do ta puthë atë as për shkak të kësaj prove. Mbetet që e gjithë kjo të zbulohet gjatë spektalit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›