Dominguez, lojtari i vitit në RusiSulmuesi 28-vjeçar argjentinas shënoi 16 gola në kampionatin rus

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi i Rubin Kazan, Alejandro Domínguez, u zgjodh lojtari më i mirë i Premier Ligës ruse për këtë sezon.
NDER I MADH
Sulmuesi 28-vjeçar argjentinas shënoi 16 gola në kampionatin rus, duke qenë realizuesi i dytë më i mirë në Premier Ligë së bashku edhe me shokun e ekipit të tij, Aleksandr Bukharov, duke ndihmuar Rubin Kazan të fitojë titullin e dytë rresht. “Është një nder i madh për mua të arrij në këtë nivel”, - tha Dominguez për Uefa.com. “Kampionati rus është një top-kompeticion. Mendoj se çdo lojtar i Rubin do ta meritonte këtë titull”. Trajneri i Rubin Kazan, Kurban Berdyev, u vlerësua si lojtari më i mirë.
Numri i klikimeve - 1377
E Merkure, 02 Dhjetor 2009