Dominique Strauss-Kahn, orgjime prostituta në hotel Carlton
PARIS - Festa me prostituta, orgji të vërteta në dhomat e hotelit Carlton, i transformuar në bordello me dyshekë mbi dysheme dhe një "mbret i festës", ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.
Ky është skenari i përshkruar nga dëshmitarët e festave të vogla në të cilat merrte pjesë ish-numri 1 i FMN-së, të dërguara për gjykim muajin e kaluar tek gjykatësi Lille për shfrytëzim të rënduar të prostitucionit në “aferën Carlton". Ish-drejtori i FMN-së është mbrojtur gjithmonë, duke thënë se nuk e dinte se gratë e pranishme në festa ishin prostituta dhe se nuk i ka paguar kurrë.
Megjithatë, nga dëshmitë e mbledhura nga gjykatësit mes prostitutave dhe çfarë raportohet në dokumentet e procesit, publikuar sot në “Le Figaro” del se “të gjithë personat e pranishëm nuk mund të mos e dinin" se gratë shpërbleheshin. Dëshmitarët pastaj kanë treguar për festa si njëlloj "konsumi seksual" apo si "shtëpi me shumë dyshekë në dysheme."
Magjistratët pastaj theksojnë se kjo nuk është vetëm një çështje e "lirie", por "një bordello me dhënie parash të komanduara". Një besim i përforcuar nga çekuilibrim, i pazakontë në mjediset libertine midis numrit të meshkujve dhe atë të femrave dhe brutalitetit të Dominique Strauss-Kahn në marrëdhënie e tij, të raportuar nga disa dëshmitarë.
Ai rrezikon 10 vjet burg dhe 1,5 milion euro gjobë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)