Donacioni i radhës i madh i Fondacionit “Kujtesa Bullgare” për bashkinë e Pustecit

TIRANË, 14 shtator/ATSH/- Fondacioni “Kujtesa Bullgare” dhe kryetari i tij dr. Milen Vrabevski siguruan një donacion tjetër të madh për nevojat e qytetarëve të Bashkisë së Pustecit, një godinë të lëvizshme të tipit të autoambulancës të pajisur me të gjitha mobiliet dhe pajisjet e domosdoshme për vizita mjekësore, stola për fshatrat e rajonit dhe printerë për nevojat e administratës së bashkisë.
Në praninë e përfaqësuesve të fondacionit dhe ambasadorit të Bullgarisë, Ivaylo Kirov dorëzimi i donacionit u zhvillua në fshatin e Gollomboçit ku është vendosur godina e lëvizshme për vizita mjekësore.
Ajo do të sigurojë kushte të përshtatshme për ekzaminime dhe për aplikimin e injeksioneve, gjëra për të cilat aktualisht banorët e fshatit janë të detyruar të udhëtojnë në Pustec apo në Goricë të Vogël. Kjo do të mundësojë gjithashtu praninë e stafit mjekësor në Gollomboç.
Stolat e dhuruara do të vendosen në qendrat e fshatrave Cerje, Zarashka, Shulin, Gollomboc Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Tuminec.
Makinat e kopjimit dhe printimit do të përdoren në ndërtesën e rinovuar të bashkisë së Pustecit dhe janë pjesë e donacionit të “Kujtesa Bullgare” të bërë gjatë prillit të këtij viti. Atëherë fondacioni dhuroi mobilie dhe pajisje kompjuterike për nevojat e administratës bashkiake (gjithsej 25 kompjuterë, 25 monitorë, 44 tavolina zyre, 44 tryeza, 44 karrige).
Në vitin 2023, sërish me iniciativën dhe financimin e “Kujtesës Bullgare” një ekip specialistësh në fushën e kardiologjisë mbërriti në Pustec dhe siguroi vizita falas për banorët e nëntë fshatrave të zonës. Atëherë ekipi në krye me konsulentin kombëtar të kardiologjisë prof. Ivo Petrov ekzaminoi mbi 200 pacientë. Disa muaj më vonë fondacioni bullgar i dhuroi qendrës shëndetësore të Pustecit pajisje mjekësore dhe materiale konsumi.
Në vitin 2020, fondacioni i dhuroi bashkisë së Pustecit një autoambulancë, një makinë zjarrfikëse dhe fuoristradë.