E Hënë, 2 Nëntor 2026

Donald Trump thellon fitoren, Presidenti i zgjedhur nis përgatitjet për krijimin e ekipit të ri

President i zgjedhur i SHBA-ve  Donald Trump ka thelluar edhe më tej  fitoren. Sipas rezultateve ai ka marrë 295 vota elektorale, ndërsa rivalja e tij demokrate Kamala Harris  ka siguruar 226 të tilla.

Po ashtu Partia Republikane ka marrë kontrollin e senatit me 52 vende , ndërsa kryeson deri më tani në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas fitores së thellë, shumë pikëpyetje janë ngritur për formimin e kabinetit të ri. Pavarësisht se nuk është bërë ende e ditur  se kush do të ketë rolin e sekretarit të shtetit, media ka lakuar disa emra.

Robert O’Brien këshilltari i katërt dhe i fundit i Trump për sigurinë kombëtare gjatë mandatit të tij të parë, mban një marrëdhënie të ngushtë me presidentin dhe të dy shpesh flasin për çështje të sigurisë kombëtare. Ai ka të ngjarë të kandidojë për sekretarin e shtetit ose poste të tjera të larta të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Po ashtu  Bill Hagerty, një senator amerikan nga Tenesi, konsiderohet si një pretendent kryesor për  këtë post. Një emër tjetër  është edhe  Marco  Rubio, senatori nga Florida dhe kandidat republikan për president të vitit 2016.

Ndërkohë  Scott Bessent, këshilltar kryesor ekonomik i Trump, shihet gjerësisht si kandidat kryesor për sekretarin e thesarit.

Në listë janë edhe emra të si John Paulson  i cili është një menaxher miliarder i fondeve mbrojtëse dhe donatori kryesor i Trump.

Sakaq Richard Grenell , një nga këshilltarët më të afërt të Trump  për politikën e jashtme  konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon miratim nga Senati.

Ndërsa sekretar i mundshëm i mbrojtjes mund të jetë Mike Waltz ose Mike Pompeo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›