E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dondollaku denohet si i

Gjykata i fal Enver Dondollakut burgimin e perjetshem. Megjithese i pandehuri per te pakten pese vrasje dhe i akuzuar si krahu i djathte i Alfred Shkurtit (Aldo Bare) dhe drejtues i Bandes se Lushnjes, nuk ka pranuar akuzat gjate procesit, qe u zhvillua ne mungese, denimi eshte vetem 25 vite burg. Vendimi eshte dhene diten e djeshme nga trupi gjykues i Gjykates se Krimeve te Renda dhe ne listen e akuzave nuk perfshihet trafiku i droges, veper per te cilen eshte denuar dhe ne Itali, me 16 vite burg, ku gjendet i izoluar. Ndersa kishte pranuar gjykimin ne mungese qe prej tre muajsh nepermjet nje leter-porosie, 31-vjecari Dondollaku perfitoi edhe gjykimin e shkurtuar. Nder krimet e kryera perfshihen vrasja e Artur Dajes, policit Klenti Bano dhe nje sere krimesh te tjera.
Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Sander Simoni, kane shpallur dje fajtor dhe denuar ne mungese me burgim te perjetshem Enver Dondollakun. Ketij te fundit i mbeten vetem 25 vjet heqje lirie per te shlyer, pas aplikimit te gjykimit te shkurtuar. Prokuroria e Krimeve te Renda e akuzonte Dondollakun si pjesemarres ne ekzekutimin e pese personave, plagosjen e dy te tjereve, si dhe shkaterrime te pronave te bera ne emer te bandes ne qytetin e Lushnjes. Sipas dosjes, qe disponon organi i akuzes, grupi u krijua ne korrik te vitit 1997, kur Artur Daja ka vrare Ramadan Shurtin, vellane e Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Menjehere pas vrasjes se vellait, Aldo Bare ka krijuar edhe grupin e tij kriminal, kur realizoi vrasjen e Artur Dajes, me 21 tetor te vitit 1998 dhe shetitjen e kokes se viktimes ne qytetin e Lushnjes.
Ne dosje perfshihen materiale voluminoze qe u lexuan gjate procesit njevjecar ne ngarkim te Enver Dondollakut. Aldo Bare gjykohet po ashtu ne nje proces te mevetesishem, pasi nuk ktheu pergjigje per gjykimin ne mungese. Sipas hetimit te prokurorise, paralelisht me vrasjet, banda nisi edhe aktivitetin e saj per trafikun e lendeve narkotike drejt Italise. Laguna e Karavastase, e cila ishte ne pronesi te Bares, do te perdorej si pikenisje e droges. Po per kete akuze, Prokuroria e Krimeve te Renda e ka ndare procesin hetimor.
Pafajesi per krimet e Dondollakut
Enver Dondollaku eshte denuar ne Itali me 16 vjet heqje lirie per trafikimin e lendeve narkotike. Dy seanca me pare, organi i akuzes ka kerkuar denimin e 31-vjecarit me 25 vjet heqje lirie, vendim i dhene dje nga gjykata. Por, per mbrojtjen, klienti ishte i pafajshem, pasi akuza nuk ka prova. Dy provat kyce te akuzes kane qene deshmia e te penduarit te bandes Petrit Lici dhe te anetarit tjeter te denuar, Dritan Viles, per te cilat u kerkua pavlefshmeri.
Akuzat:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›