Doni të bëni karrierë? Duhet të keni flokë të shkurtra dhe bionde
Përveç aftësive të tyre në punë, shpesh herë, dalin edhe teorira të ndryshme, për ecjen përpara në karrierë të femrave. Sipas një studimi të fundit të kryer në SHBA, femrat që bëjnë më shumë karrierë në këtë vend, janë pikërisht ato që kanë flokët e shkurtra.
Madje, studiuesit kanë arritur në përfundimin se, karriera ka lidhje edhe me ngjyrën e flokëve. Kështu, ato femra që janë bionde, kanë më shumë mundësi të bëjnë karrierë se brunet.
Ky është thjesht një vëzhgim, por që duhet ti bëjë të mendojnë femrat tashmë. Ndoshta ka ardhur koha që të prisni flokët dhe të bëheni bionde!