Donin të njëjtin djalë, vetëhelmohen dy motra
Ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit njëra prej motrave e cila u vetë helmua me fotoksinë ditën e djeshme. Motra e vogël, 17 vjeçare nuk ka mundur ti shpëtojë helmit vdekjeprurës ndërkohë që është ende nën kontrollin e mjekëve vajza e madhe e familjes Metani.
NgjarjaDy motra nga një fshat i Fierit janë helmuar paraditen e djeshme në një ngjarje që ka mbetur ende mister. Vetë vajzat kanë pohuar se janë helmuar teksa po hanin pjeshkë ndërsa të afërmit e tyre kanë hedhur dyshimet se ato janë vetëhelmuar me fostoksinë pasi kanë mësuar se prej vitesh dashuronin të njëjtin djalë.
HelmimiMëngjesin e djeshëm, në spitalin e Fierit kanë mbërritur në gjendje të rëndë dy vajza të reja, F. dhe O. Metani. Ato janë shpënë në spital nga babai i tyre, i cili ka pohuar se vajzat ishin helmuar.
Sipas mjekëve të këtij spitali, motrat F. dhe O. Metani i janë nënshtruar një mjekimi intensiv pas konstatimit të llojit të sëmundjes.
Fillimisht vajzat kanë pohuar se kanë ngrënë disa kokrra pjeshkë që i kanë këputur tek një pemë pranë shtëpisë dhe menjëherë pas kësaj kanë ndier shqetësimet e para.
Pas 30 minutash ato e kanë ndier veten keq dhe kanë shkuar në shtëpi ku dhe kanë dhënë shenjat e para të helmimit, dhimbje koke, të vjella dhe gjendje të fikëti. Në këto kushte babai i tyre ka gjetur një makine duke i shpënë në spitalin e Fierit.
Motivi
Të afërm të familjes kanë pohuar se dy vajzat dashuronin të njëjtin djalë dhe kur mësuan këtë fakt kanë vendosur të kryejnë këtë akt.
Të njëjtat burime shtojnë se prej më shumë se një viti, dy motrat mbanin të fshehtë lidhjen e tyre me një person, por pa e ditur asnjëra nga të dyja se cili ishte djali.
“Mua më kishin thënë që donin nga një djalë, por asnjëherë që dashuronin të njëjtin njëri. Ato ishin vajza të heshtura dhe tepër të sjellshme.
Merreshin me punët e shtëpisë dhe nuk i kushtonin ndonjë rëndësi të veçantë veshjes dhe tualetit. Kjo gjë që bënë sot na tronditi të gjithëve. Deri ditën e sotme, kur pinë lëndën helmuese, ne nuk dinim gjë për lidhjen me të njëjtin djalë”,- thanë dje të afërmit e tyre.
Historia e dy vajzave që janë pothuajse në të njëjtën moshë me një djalë në fshat, sipas të afërmve, ka filluar pothuajse një vit më parë. Veç e veç dy vajzat jetonin në fshehtësi dashurinë e tyre. Të afërmit kanë treguar se të dyja vajzat janë gjetur të shtrira në gjendje të rëndë shëndetësore në dhomën e tyre.