E Diel, 1 Nëntor 2026

Donin të qëllonin një shpend, plagosën një fshatar që punonte arën

Korçë, 10 gusht, NOA Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 52-vjeçarin Alket Mëhilli, pasi dyshohet se ka plagosur një person, ndërsa tentonte të gjuante një shpend me armën e tij të gjahut.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, është hapur edhe një procedim penal për këtë çështje ndaj Lorenc Banit, për veprën penale të Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Kjo pasi, në spitalin e Korçës është paraqitur i plagosur me armë gjahu, 52-vjeçari Ali Brahimllari, lindur dhe banues në Melçan të Korçës.

Dyshohet se duke gjuajtur me armë gjahu për shpendë të egër Alket Mëhilli dhe Lorenc Bani, kanë qëlluar Ali Brahimllari, i cili ka dëshmuar se ishte duke punuar në arën e tij me misër, ndërsa është plagosur prej tyre.

Alket Mëhilli ka qëlluar në drejtim të arës me misër pasi ka konstatuar një shpend të egër te quajtur Shkurtë dhe si pasojë e gjuajtjes me armë gjahu ka mbetur i plagosur Ali Brahimllari, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Korçës, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj të dyshuarve, rëndojnë akuzat për veprat penale Plagosje e rëndë nga pakujdesia dhe Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë të parashikuara nga nenet 91 dhe 280 të Kodit Penal.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›