Donte të vriste një person pas një sherri, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan (Emrat)
Policia ka arrestuar 23-vjeçarin, i cili tre ditë më parë kërkonte të vriste një person me të cilin ishte konfliktuar.
Në pranga ka rënë Briken Rusta, i cili donte të vriste Mariglen Hidën pas një sherri. Kujtojmë që Rusta 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari u shpall në kërkim, ndërsa sot ka rënë në prangat e policisë.
Mariglen Hida që ishte në shënjestrën e të riut, është dënuar dy herë me burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
