E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dorëheqja e Blerina Balës, Arqile Bollano merr drejtimin e Bashkisë Himarë

Në krye të bashkisë Himarë është komanduar Arqile Bollano.

Ky i fundit u zgjodh me 12 vota pro nga Këshilli Bashkiak pasi Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.

Kujtojmë se dy ditë më parë la postin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala.

Bala e dorëzoi detyrën, rreth dy muaj pasi e kishte marrë.  Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo shkruante se detyrën po e linte për “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.”

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›