E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqje të parevokueshme për drejtorët, zbardhet urdhri i Ramës për ministrat

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar disa ministrave të tij që të kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve të varësisë, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.

Ende nuk dihet nëse kjo lëvizje vjen si pasojë e protestave apo jo.

Megjithatë, burimet shprehen se kreu i qeverisë ka deklaruar se disa nga drejtorët e institucioneve të varësisë duhet të japin dorëheqjen e parevokueshme.

Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama.

Edhe në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›