E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet kreu i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Ilir Topi është dorëhequr nga drejtimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa pritet që në krye të institucionit të emërohet Suela Tavo (Popa). Suela Tavo është bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryetarit të Bashkisë Himarë.

Suela Popa është një financiere me arsim në Financë-Bankë dhe Drejtësi nga Universiteti i Tiranës, e cila ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e AZHBR-së dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga sot (29 shtator) ajo ka marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›