E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, një tjetër zhvillim ka ndodhur në drejtimin e institucionit. Eldi Hoxha, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në vend të tij është komanduar sërish Alban Dokushi, një emër i njohur si i afërt me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Dokushi e mbante edhe më herët postin e sekretarit të Përgjithshëm, por u shkarkua nga Anuela Ristani rreth një muaj pas arrestimit të Veliajt. Vendimi u kundërshtua nga Dokushi, i cili e çoi çështjen në gjykatë.

Më 3 qershor, Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e tij në detyrë. Moszbatimi i këtij vendimi gjyqësor ishte ndër argumentet e përdorura nga Veliaj kur vendosi t’i tërhiqte Ristanit delegimin e kompetencave.

Ndryshimet në Bashkinë e Tiranës vijojnë pas largimit të Ristanit, e cila dha dorëheqjen edhe nga posti i nënkryetares së Bashkisë, detyrë që e kishte mbajtur për rreth 11 vite.

Deri më tani, Veliaj nuk i ka deleguar kompetencat e tij te ndonjë prej nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës. Sipas vendimmarrjes së fundit, kryebashkiaku pritet të vijojë të ushtrojë kompetencat e tij dhe të firmosë vendimet nga burgu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›