E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dorëzohen sendet e disidentes/ Gjërat personale të Musine Kokalarit do ruhen në muze

Për 41 vite me radhë ka ruajtur me kujdesin dhe fanatizmin më të madh rrobat dhe sendet personale të shkrimtares disidente Musine Kokalari, e tashmë ato I dorëzoi pranë muzeut që pasardhësit i kanë ngritur për nder të saj.

Bibika Kokalari tregon disa prej çasteve nga takimet e pakta që mundi të kishte me intelektualen gjirokastrite, e cila u burgos dhe u internua për rreth 40 vite nga regjimi komunist, dersa ndërroi jetë e vetme në Rreshen.

Musine Kokalari nuk pranoi kurrë t’i bashkohej rradhëve të komunistëve, madje në gjyqin famëkeq kundër saj ajo mohoi kategorikisht të ishte mbështetëse e regjimit dhe idealeve të Enver Hoxhës, gjë e cila solli dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj. Bibika thotë se jo pak herë i është kërkuar që sendet që mbante prej vitesh t’i dorëzonte  pranë muzeut etnografik në Gjirokastër,por siç thotë ajo kjo nuk mund të ndodhte kurrë, pasi ky muze ndodhet në banesën e ish diktatorit Enver Hoxha.

Musine Kokalari kaloi 16 vjet burg dhe 22 të tjerë internim. Në 10 shkurt të vitit 2017 dosja e saj u hap e para për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe dënuan gjatë regjimit komunist./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›