E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dorëzohet Raporti i Progresit/ Soreca: Kujdes me reformat dhe antikorrupsionin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, i ka dorëzuar drejtuesve të shtetit shqiptar progres raportin e hartuar nga Komisioni Europian.

Soreca në një konferencë të përbashkët me  Zëvendëskryeministren Belinda Balluku e vuri theksin tek reformat dhe  lufta kundër korrupsionit.

“Objektivi ynë është të hapim grup kapitujt kryesor në fund të këtij viti. Hapja e procesit të negociatave do të ketë mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e reformave. Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE. Vlerësojmë avancimin e procesit të vetingut dhe përfundimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për efikasitetin e sistemit të drejtësisë”

 

Ndërkohë Balluku deklaroi se raporti për Shqipërinë  është pozitiv dhe se në të theksohet ecuria e mirë e reformave të ndërmarra nga qeveria.

 

“Me kënaqësi të madhe konstatojmë se ky raporti është më pozitiv i hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Më herët progres raporti iu dorëzua edhe presidentit të republikës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›