E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dortmund: Haland nuk paraqitet, Çelsi gati të bëjë çmenduri

Erling Haaland nuk u paraqit sot në grumbullimin e Borussia Dortmund. Mungesa e tij e pajustifikuar është akoma një çështje në Gjermani, por ndërkohë regjizori verdhezi, Zorc kështë munduar të shfaqet i qetë para kamerave të Sky Deutschland, madje duke bërë edhe shaka: “Ai tashmë është në Angli”. Sipas Mirror, Chelsea është serioz dhe do të ishte i gatshëm të ofronte 175 milionë euro.

Pas shitjes së Sancho te Manchester United, çështja e transferimit të fenomenit norvegjez është në qendër të vëmendjes në Dortmund. Mino Raiola, i cili tundohet nga një komision prej 40 milionësh, shtyn  klientin e tij të ndryshojë ambjent dhe në Londër janë gati për sulmin vendimtar.

Haaland ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe në vitin 2022 mund të lirohet për 75 milionë euro. Pandemia goditi rëndë arkat e klubit gjerman, i cili regjistroi një humbje prej 75 milionë në vitin që përfundoi më 30 qershor, së cilës duhet t’i shtohet humbja 43.9 milion euro e vitit të kaluar.

Qëllimi i Borussia është ta konfirmojë atë të paktën për një sezon tjetër, por ka një mal parash në rrezik dhe surprizat deri në fund të gushtit nuk përjashtohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›