E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja Agasi/ Ish-drejtori i Policisë së Durrsit, Vilson Bala, paraqitet ne SPAK për tu marrë në pyetje

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agas.

 Bala do të japë shpjegime para prokurorëve të SPAK-ut në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Vilson Bala ishte drejtor i Policisë së Durrsit, ndërsa më parë mbante pozicionin e kreut të Forcës Speciale Operacionale.

Në nëntor 2024, Bala u prezantua si kreu i DVP-së së Durrsit.

Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, pozicion që e mban aktualisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›