E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK për t’u njohur me akuzat

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-Kryeministrit Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit të sportit “Partizani”.

Berisha do të paraqitet në SPAK në orën 12:00 për t’u njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij në dosjen “Partizani”, ndërsa Malltezi do të thirret rreth orës 14:00.

Berisha dhe Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Akuzat që SPAK ka ngritur për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Prej dhjetorit 2023, Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›