Dosja “Partizani”, zvarritet nisja e gjykimit/ Sula: Nga ana e akuzës, është e vështirë vlerësimi i Berishës si fajtor

Për deputetin Dash Sula dhe njohësin e mirë të çështjeve ligjore, është e vështirë nga ana e akuzës që të vlerësoj Berishën si fajtor në çështjen Partizani.
Më tej, Sula argumentoi se është e vështirë të hetosh gjithashtu për një vendim kolegjial për ish-kryeministër apo kryeministër.
“Unë i qëndroj besnik bindjeve dhe ato që mendoj si një profesionist dhe e them që do jetë shumë e vështirë nga ana e akuzës që të vlerësoj Berishën si fajtor në cështjen Partizani. Nëse Berisha do të hetohej për fonde publike, tendera, do të ishte ndryshe. Të hetosh për një vendim kolegjial për një ish kryeministër apo për kryeministrin, është e vështirë për të provuar anën objektive dhe subjektive.
Tjetër gjë marrja e provave. Gjetja e tyre, hetimi për korrupsion janë shumë më të efektshëm për deklarimin fajtor.”
/ abcnews.al