E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dosja e Suel Çelës/ Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

TIRANË- GJKKO ka refuzuar ankimin e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila mbahet në burgun e Pojskës në Pogradec.

Ajo kërkonte lirimin nga qelia për shkaqe shëndetësore.

Fetahu u ekspozua në dy dosje të SPAK, lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për dosjen e dytë “arrest në burg”/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›