E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja për “Sterilizimin”- GJKKO shtyn seancën, mungon Beqaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) ka shtyrë seancën lidhur me dosjen e “Sterilizimit”, ku nën akuzë është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Seanca është shtyrë më 7 maj në orën 13.00 dhe shkak është bërë mungesa e vetë Beqajt dhe avokatit të tij mbrojtës.

Më herët Beqaj i kishte dërguar letër trupës gjykuese ku nuk do të mund të ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure (30 prill) për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe kishte kërkuar që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

Aktualisht ish-zyrtari i lartë ndodhet në paraburgimin e Durrësit, lidhur me hetimet e dosjes tjetër “SASPAC”, ndërsa trajtimin mjekësor është duke e marrë në qeli.

Lidhur me dosjen e “Sterilizimit” në akuzë, përveç Beqajt, është edhe ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit të sterilizimit, duke favorizuar fituesin.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›