Dosjet e FBI, oficerët: Pamë një UFO duke shpërthyer
Këto ditë në SHBA, por edhe në mbarë botën po diskutohet për publikimin e dosjeve sekrete të FBI-së. Një arkiv i tërë është vënë në dispozicion të lexuesve. Ai gjendet online dhe mund të klikohet nga gjithkush. Por më shumë vëmendje po tërheq seksioni për UFO-t. Në një memo sekrete të vitit 1949, thuhet se një patrullë policësh, anëtarë të gardës dhe disa policë rrugore, që ishin të ndarë nga njëri- tjetri, ishin dëshmitarë të shpërthimit të një UFO-je mbi Utah.
Gjithashtu një tjetër dokument sekret i FBI thotë se është kapur një objekt fluturues në Roswell. Ky vend është bërë i famshëm në mbarë botën për shkak të incidentit me të njëjtin emër. Shumëkush mendon se pas përplasjes së një UFO-je, një alien është kapur i gjallë nga qeveria amerikane.