E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drama e Valencias, Simeone ngre zërin: Nuk ka kuptim të luhet

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën Valenciab, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, foli në një konferencë për shtyp për të shprehur kundërshtimin e tij për të luajtur ndeshjet e La Ligas këtë fundjavë. Rajoni i Valencias është goditur nga përmbytjet shkatërruese që kanë vrarë të paktën 211 njerëz këtë javë. Dy ndeshje në zonat e prekura, Valencia-Real Madrid dhe Villarreal-Rayo Vallecano janë shtyrë.

“Është e qartë se nuk ka kuptim të luash në këtë ditë. Kjo që po ndodh është diçka shumë e vështirë. Dhe është emocionuese të shohësh sesi njerëzit po ndihmojnë me një lopatë ose me atë që kanë, solidaritet i të gjithëve”.

“Ne duam të ndihmojmë ku të mundemi. Ka njerëz që po kalojnë kohë shumë të vështira, është shumë e trishtueshme. Dhe ne e gjejmë veten në një situatë ku na thonë të ecim përpara dhe ja ku jemi. Vazhdojmë”, tha ‘Cholo’ sot para gazetarëve para ndeshjes së nesërme ndaj Las Palmas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›