Dredha: Mbrojtëm nga uji banesat pranë hidrovorit të qytetit

TIRANË,13 janar/ATSH/ Përkeqësimi i kushteve të motit ka rritur gatishmërinë e çdo strukture në vend, nga ajo lokale, tek ato qendrore, për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe zonave më problematike nga ulja e temperaturave dhe reshjet e borës.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ishte sot në terren së bashku me efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, të cilat u angazhuan për largimin e ujit dhe mbrojtjen e banesave pranë hidrovorit të qytetit.
Sipas Dredhës, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar pa ndërprerje puna nga ekipet e bashkisë në çdo segment ku janë hasur pengesa.
Sa i përket situatës në lumenj dhe rezervuarët, nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha me efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civil... 1 nga 9/r.e/