E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt Juventusit

Nga Express me 24 nentor 2010 ne ora 0901

Emmanuel Adebayor nuk do te qendroje gjate ne Manchester City. Sulmuesi togolez i transferuar te Citizensi nga Arsenali para dy sezonesh ka paralajmeruar se mund te largohet gjate janarit pasi qe nuk ka marredhenie te mira me trajnerin italian Roberto Mancini.

147Nuk e di se cfare te keqeje i kam bere Mancinit qe nuk ma jep mundesine te luaj. Per kete ne Manchester nuk mund te rri. Do te pres deri ne dhjetor apo ne janar per t146u larguar. Mund vetem t146ju them se klubi im ka arritur nje marreveshje me Juventusin per nje huazim timin148 ka thene per te perditshmen belge Sport Foot Magazine permes telefonit sulmuesi shtatgjate.

Por per ta transferuar futbollistin afrikan ekipi Bianconer duhet ta largoje nje futbollist qe nuk eshte pjese e vendeve te Bashkimit Evropian pasi e ka te mbushur limitin.

Togolezi ishte protagonist absolut ne sulmin e 147Topcinjve148 pas largimit te Thierry Henrys por ai perfundoi si rezervist i pashkoqitur ne Cityn e sheikeve arabe te cilet kishin shpenzuar para te majme per te.

Per Adebayor destinacioni i mundshem mund te jete edhe Real Madridi sepse trajneri Jose Mourinho nuk eshte dhe aq i bindur me kualitetet e francezit Karim Benzema.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›