Drejt Shkodres
Aneetaret e Asamblese Kombetare e PS-se, do te udhetojne te gjithe sot per ne Shkoder ku per here te pare do te mbajne nje mbledhje te kesaj strukture. Vec rendit te dites, pritet te paraqitet edhe nje platforme. Ajo mban daten, 18 dhjetor 2007 e i drejtohet, Asamblese Kombetare, kryetarit Edi Rama dhe kryetarit te Asamblese, Gramoz Ruci. Propozimi, mban firmen e Petro Kocit dhe kerkon thirrjen me 01 Mars 2008, te Kongresit vjetor te PS-se. Thirrja e Kongresit, kerkohet per te lejuar shprehjen e mendimit te lire, e demokraci gjitheperfshirese. Nje tjeter pike eshte kerkesa per zgjedhje te pergjithshme ne parti. Megjithese kryetari i PS-se, e ktheu pergjigjen lidhur me platformen pak dite me pare, nismetaret duket se do ta paraqesin propozimin tyre. Megjithate shanset per kalimin e saj jane mese te pakta. Vete, Edi Rama i pyetur per kete ceshtje, theksoi se Fatos Nano dhe Sali Berisha nuk mund te jene pjese e politikes se re. Ne rend te dites, Rama pritet te informoje lidhur me realizimin e kalendarit ne zbatim te agjendes se PS-se per periudhen shtator-dhjetor 2007, kodin zgjedhor, votebesimin, caktimin e kuotizacioneve, etj. I. S