E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës “Mehmet Bajraktari” në Cërrik

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme të bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Cërrik po shkojnë drejt përfundimit, duke siguruar transformimin e plotë të godinës dhe ambienteve përreth saj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollëe cila është pajisur me klasa të reja, laboratorë dhe mjedise bashkëkohore për mësimdhënie.

“Krahas tyre shkolla ka terrene sportive dhe hapësira të jashtme të harmonizuara me gjelbërimin përreth, ku nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë sportin, talentet dhe aktivitetet pas shkolle siç është programi ‘Toka në Shkollë'”, tha Rama.

Sipas tij, “shkolla do të jetë një hapësirë gjithnjë e më e hapur edhe për komunitetin”.

Pas përfundimit të punimeve, shkolla “Mehmet Bajraktari” do të garantojë një mjedis modern për arsimin, por edhe një hapësirë gjithnjë e më e hapur për komunitetin, duke shërbyer si një pikë takimi dhe aktivitetesh për nxënësit, familjet dhe banorët e zonës.

Transformimi i shkollës “Mehmet Bajraktari” është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e mjediseve më cilësore, funksionale dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit dhe mësuesit.

1 nga 7

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›