Drejt përfundimit vjelja e qepës, prodhim cilësor i kësaj kulture në Maliq

Fermerët e fushës së Maliqit janë duke përfunduar vjeljen e qepës, një ndër kulturat kryesore që ata prodhojnë.
Ky vit ka qenë i favorshëm për të siguruar një produkt cilësor pasi lagështia e tejzgjatur e pranverës ka bërë që toka të kishte prani të ujit, çka ndihmon në rritjen e kësaj kulture.
Drejtori i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Arben Dulellari thotë se fermerët e zonës kanë fituar tashmë një eksperiencë në kutivimin e qepës për të siguruar një prodhim cilësor, kjo duke përdorur edhe metoda të ndryshme për mbjelljen e saj.
Dulellari shton më tej se edhe përdorimi i mjeteve që kryejnë procese të ndryshme, e ka lehtësuar punën e fermerit
Në fushën e Maliqit fermerët kanë mbjellë një sipërfaqe prej mbi 700HA me qepë. Zonat më potenciale për prodhimin e saj janë fshatrat e Njësive Pojan dhe Pirg.
Gazetare Geralda Sali
/rtsh.al/