E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët”/ Rama reagon në rrjetet sociale me pankartën e Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u zhvillua këtë të diel, 14 shtator, në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se duhet drejtësi dhe vetëm drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, ka shkruar kryeministri Rama.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

/abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›