E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia Sequi Ska reforme pa bashkepunim

Reforma në drejtësi nuk mund të realizohet pa pasur bashkëpunim mes forcave politike. Ambasadori i BE-së, në Shqipëri, Ettore Sequi ka apeluar gjatë një tryeze për reformën në drejtësi, duke kërkuar të gjithë bashkëpunimin e forcave politike.

Sequi deklaroi se, janë forcat politike ato që me anë të një debati konstruktiv duhet të miratojnë ligjet që lidhen me reformën e gjyqësorit.

Në të njëjtën linje është shprehur edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, që gjithashtu ka kërkuar angazhim të forcave politike për të bërë të mundur miratimin e këtij ligji të rëndësishëm për funksikonimin e gjyqësorit në vend.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka vlerësuar se, ligji është një garanci për autonominë e gjyqësorit. Reformat
Privatizimi i trojeve
Gjykata Administrative
Xhafa: Asnjë mëdyshje për Kodin Penal

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›