E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drejtësia e re dhe 21 janari/ Nazarko: 21 janari, krim shtetëror dhe test real për SPAK. Karamuço: Po faktohet ditë pas dite që armët ishin të shtetit

Analisti Mentor Nazarko u shpreh për ‘Real Story’ se 21 janari është një krim shtetëror dhe një test real për SPAK si një institucion që ka vepruar me guxim dhe forcë kundër krimit.

“21 janari është test real për SPAK, nuk e di ende në cilën fazë janë hetimet. Politika e majtë do të dëshironte që kjo çështje të hapej tani dhe të hetohej tani. Është krim shtetëror që duhet zbardhur. Kjo është një nga çështjet që rëndon në imazhin e SPAK si një institucion që ka vepruar me guxim dhe forcë kundë krimit sepse bilanc ka. Kjo është çështje që peshon, a është për shkak të presionit , shantazhit që ushtrohet mbi të.”

Ndër të tjera, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se është faktuar ditë pas dite që armët janë të shtetit dhe marrjet në pyetje në vijim kanë qenë shumë të detajuara për të pasur një tablo hetimi të plotësuar.

“Ka lëvizur diçka sepse po faktohet nga dita në ditë që janë armë të shtetit dhe sa milimetra janë, të kujt janë. Po urdhri? Të qëllohet në çfarë rrethanash? Për një viktimë janë marrë masat janë hetuar, po për të tjerët. Ai e ka marrë shumë seriozisht dhe mënyra sesi janë marrë në pyetje është një mënyrë tjetër dhe në detaje për të plotësuar një tablo që hetimi i parë nuk e ka plotësuar.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›