E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtesia marreveshje Shqiperi-Kosove

Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë me Ministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi.

Marrëveshjet bëjnë fjalë për ndihmën e ndërsjelltë juridike të çështjeve penale, marrëveshja për ekstradimin dhe marrëveshja për transferimin e personave të dënuar.

Këto marrëveshje janë hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë  të të dyjave vendeve  që mbulojnë marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.

Gjatë konferencës për mediat Ministri i Drejtësisë konfirmoi se ka një listë prej 31 personazh të dënuar që përfitojnë transferimin në burgjet e shtetit të tyre.

Ndërkohë që për kërkesat për ekstradim, numri i tyre varet nga kërkesat që bën secili nga shtetet për llogari të hetimeve të hapura për cështje të ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›