Drejtori i BERZH: Kriza prek pak Shqiperine

Sipas tij qeveria shqiptare dhe qeverite e vendeve te rajonit jane duke marre masat e duhura qe impakti te jete sa me i vogel.
“Kriza do te kete impakt te vogel ne ekonomine shqiptare dhe ne vendet e rajonit per dy arsye. E para, rajoni dhe Shqiperia kane qene te izoluar ne kontekstin e tregjeve financiare,cka ka bere qe kriza t’i preke keto vende me pak se vendet e tjera te Europes dhe botes dhe e dyta, Shqiperia dhe shumica e vendeve te rajonit po adoptojne masa te mira ekonomike per parandalimin”, u shpreh Viezoli.
Sipas tij, vendeve te rajonit dhe vecanerisht Shqiperise i nevojiten te mos ule ritmin e investime, por dhe financimeve per biznesin.
“Qeveria duhet te vazhdoje me investimet ne infrastrukture, ne sektorin e energjise ne ate privat dhe te tjere pasi keto jane celesi i rritjes ne vend”, u shpreh Viezoli.
Projektet e BERZH per Shqiperine gjate vitit 2008 ishin rreth 90 milione euro. Per kete vit BERZH ka pergatitur nje plan investimesh prej rreth 100 milione euro nje pjese e konsiderueshme e te cilave do te shkojne per vendin tone.
Keto fonde do te shkojne kryesisht per infrastrukturen, biznesin privat, sektorin e energjitikes dhe ne ndihme te bankave lokale ne menyre qe te vazhdojne te japin hua.