Drejtori i aeroportit Nene Tereza ne gjykate

Drejtori i areoportit “Nënë Tereza” është dërguar si i pandehur në gjykatë në vijim të hetimeve nga njësia “task-force” për një rrjet të akuzuarish që prodhonin viza false për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Burime të sigurta të “Top Channel” pohuan se Fatjon Hoxha do të gjykohet në gjykaten penale të Tiranës për akuzën e falsifikimit, ndërkohë që prokuroria ka tentuar disa herë përpara se të mbyllte hetimet për t’i komunikuar akuzën dhe pasi ka hasur në heshtjen e tij, i ka dërguar aktet me postë në zyrë.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të arrestuar gjatë një operacioni të bujshëm nga krimi ekonomik-financiar, duke përfituar nga pozicioni i tij si drejtor i aeroportit, në bashkëpunim me shoferin e tij Ismail Gërbi, edhe ky i pandehur, ka lëshuar dokumente sikur disa persona ishin të punësuar në areoport, ndërkohë që kur këta shtetas kanë kaluar kufirin në vijim të hetimeve, autoritetet spanjolle kanë konfirmuar implikimin e Hoxhës.
Operacioni për zbulimin e këtij rrjeti ku ndodhet nën akuzë 10 persona, mes të cilëve Keldi Beshi, Myslym Hysko, Artur Demi, Ismail Gërbi, Manol Papadhimitro dhe Fraklin Frekollari u publikua kohë më parë me mjaft bujë.
Policia tha në atë kohë që të dyshuarit prej kohësh falsifikonin dokumenta që nga vizat, patentat dhe dokumenta të tjerë zyrtare përballë shumave nga 100 euro deri në 600 euro.
Gjatë kontrolleve në disa banesa dhe në një lokal që zotërohej nga njëri prej të akuzuarve, policia sekuestroi viza shengen, 250 patenta kombëtare dhe 200 leje qëndrimi të paplotësuara.
Implikimi i tyre për akuzën e falsifikimit të dokumentave, përveç provave materiale u faktua edhe nga pergjimet ambientale dhe infiltrimi i disa agjentëve të policisë që porosisnin dokumenta të ndryshme.
Gjate hetimeve mjaft intesive për këtë çështje, emri i drejtorit të “Nënë Terezës”, Fatjon Hoxha, u mbajt tepër sekret dhe vetem në momentin që dosja për të u dërgua në gjykate, publikohet edhe implikimi i tij.