Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri, masa për protestën e opozitës

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi bën të ditur se do të vendosë ekipe operacionale në pikat strategjike rreth zonave të protestave për të garantuar sigurinë publike dhe pronës nga rreziqet që mund të vijnë nga zjarret e mundshme, gjatë zhvillimit të protestave.
Po ashtu, bëhet e ditur se ekipet do të pajisen me mjete të specializuara për të përballuar lloje të ndryshme emergjencash përfshirë zjarret.
DPMZH ka hartuar një listë rrugësh evakuimi dhe pikat e ndihmës për çdo situatë.
Opozita do të bllokojë nesër duke nisur nga ora 17:00 akset rrugore Casa Italia-Sheshi “Shqiponja”, rrethrrotullimin në Milot, mbikalimin e Shkozetiti, rrethrrotullimin në Bradashesh, rrethrrotullimin në Rrogozhinë si dhe atë në Levan. /j.p/