Drejtoria e Metrologjisë: Pikat abuzojnë me sasinë e karburantit
TIRANE- Nga 801 pajisje furnizimi me karburant të kontrolluara këtë muaj nga drejtoria e metrologjisë, 93 të tilla rezultuan jashtë afateve ligjore të kontrollit metrologjik. Ky fakt është zbuluar nga kontrollet e fundit të ushtruara prej Drejtorisë së Metrologjisë, që është edhe institucioni përgjegjës për kalibrimin e pajisjeve që masin sasinë e karburantit.
Drejtoria e Metrologjisë ka gjobitur me një vlerë totale prej 10.5 milionë lekësh 14 subjekte, pasi është konstatuar se kanë mashtruar me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve. Rezultati i kontrolleve u bë publik dje përmes një deklarate për shtyp nga drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, Kozeta Mesiti, e cila theksoi se janë marrë masat për mbylljen e pikave të karburanteve ku janë konstatuar shkeljet. “Subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës, duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Në përputhje me legjislacionin për metrologjinë, u mbajt aktkontrolli përkatës, u bë plumbosja e pistoletave dhe u morën masa me gjobë me një vlerë totale 10 500 000 lekë për 14 subjekte nga të cilat 5 në Tiranë, 4 në Kavajë, 2 në Shkodër, 1 në Elbasan, 1 në Përrenjas, 1 në Bilisht, 1 në Fier”, tha Kozeta Mesiti, drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Metrologjisë.
KONTROLLET
Drejtoresha Mesiti ka deklaruar se do të vijojnë kontrollet dhe nuk do të lejohet që të abuzohet në kurriz të konsumatorëve, ndërkohë që i ftoi të gjithë qytetarët që të denoncojnë nëse hasin shkelje. Ndërkaq, drejtoria nuk bëri publike emrat e subjekteve, pasi siç sqaron drejtoresha Mesiti, informimi bëhet brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave për veprimtarinë tregtare të subjektit. “Dëshiroj të theksoj se në punën tonë qëllimi nuk mund të jetë dëmtimi i biznesit, por nga ana tjetër nuk mund të mos mbrojmë në mënyrë të vendosur të drejtat e qytetarit përballë çdo abuzimi të mundshëm”, tha Mesiti. Ajo ndër të tjera ka kërkuar angazhim në aksione të tilla edhe të strukturave shtetërore përkatëse me shoqatat, grupet e biznesit e sidomos me qytetarët. Tregu i shitjes së gazit dhe karburanteve në vendin tonë përcaktohet si një prej sektorëve më të parregulluar dhe ku abuzohet shpesh. Teksa ka kërkuar që çdo qytetar të ndihmojë në shmangien e një dukurie të tillë, Mesiti tha se, kontrolle të tilla do të nisin edhe për fusha të tjera për produktet e parapaketuara.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)