E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drejtuesi i autoshkollës i dehur në timon, përplas motorrin, plagoset një shtetas

Një aksident ka ndodhur pasditen e kesaj te enjteje përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat.

Një mjet autoshkollë është përplasur me një motorr.

Si pasojë e aksidentit,është plagosur drejtuesi i motorrit,i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kundesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që kanë kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Sipas policisë,shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovës të gabuar.

Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qënë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›