E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit e KB SIGAL Prishtina sot në Sofje

Me ftesë të drejtuesve të Ligës Ballkanike, drejtuesit e KB Sigal Prishtina sot udhëtuan për në Sofje të Bullgarisë. Arsyeja e këtij udhëtimi është nënshkrimi zyrtar i pranimit të KB SIGAL Prishtina në Ligën Ballkanike dhe bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet klubit dhe Ligës Ballkanike.

Gjatë këtij takimi dy ditor, ndër të tjera do të diskutohet edhe për infrastrukturën dhe procedurat e tjera teknike, që KB Sigal Prishtina është e detyruar t’i zbatojë. Gjithashtu, drejtuesit e KB Sigal Prishtina do t’i prezantojnë angazhimet intensive që janë duke i bërë gjatë këtyre ditëve për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike.

Për shkak të rëndësisë së madhe të këtyre takimeve dhe mbarëvajtjes së tyre, KB Sigal Prishtina do t’ju mbajë të informuar edhe ditëve në vijim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›