Drejtuesit e bankave ne "siten" e BSH-se
Drejtimi i pergjegjshem i bankave aktualisht njihet si nje mjet i fuqishem per te krijuar besim dhe siguri ne nje institucion. Banka e Shqiperise ne sherbim te ketij qellimi ka miratuar se fundmi rregulloren "mbi parimet baze te drejtimit te bankave dhe degeve te bankave te huaja dhe kriteret per miratimin e administratoreve te tyre". Rregullorja e miratuar eshte nje plotesim i rregullores ekzistuese ku percaktohen kriteret baze per nje drejtim te pergjegjshem dhe efektiv te bankave dhe degeve te bankave te huaja, kriteret qe duhet te plotesojne administratoret e bankave dhe degeve te bankave te huaja, si dhe dokumentacionin e nevojshem per miratimin e tyre nga Banka e Shqiperise. Gjithashtu, kjo rregullore percakton kriteret dhe dokumentacionin e nevojshem ne rastin e lidhjes se marreveshjeve me te tretet per ushtrimin e funksioneve dhe pergjegjesive ne lidhje me administrimin dhe drejtimin e bankes. Ligji "Per bankat ne Republiken e Shqiperise", sjell plotesimin dhe qartesimin e pergjegjesive te strukturave drejtuese te bankave, nderkohe qe zhvillimet e reja dhe tendencat e sistemit tone bankar, rritja e aktivitetit te kreditimit, futja e produkteve te reja dhe ne pergjithesi rritja e kompleksitetit te bankave, gje qe con ne rritjen e profilit te rrezikut per bankat, behen shtyse per prezantimin e koncepteve dhe praktikave bashkekohore te drejtimit te bankave. Ne kete kuader kjo rregullore ve theksin ne pergjegjesite dhe detyrat e rendesishme qe strukturat drejtuese te bankave kane per sigurimin qe institucionet e tyre te operojne ne menyre te sigurt dhe te shendoshe. Banka e Shqiperise ka garantuar se, do te nxise nje dialog konstruktiv me perfaqesuesit e industrise bankare si edhe do te mireprese cdo propozim te tyre ne lidhje me veprimet qe duhet te ndermerren dhe vleresimin e efekteve te tyre. Gjithashtu, Banka e Shqiperise do te kerkoje nje forcim te kontrollit te strukturave drejtuese te bankave, mbi veprimtarine e institucioneve te tyre. Kjo do te behet ne perputhje me nevojen per t'iu pershtatur kerkesave te shtuara per informacion nga ana e Bankes se Shqiperise, per njohjen ne kohe reale te zhvillimeve ne veprimtarine bankare. Ne menyre te posacme, Banka e Shqiperise kerkon nga aksioneret e bankave qe te jene te gatshem qe ne rast nevoje te shtojne kapitalin dhe te ruajne linjat e financimit per filialet e tyre qe veprojne ne Shqiperi.
Rregulla te reja edhe per kredite
Banka e Shqiperise ka vendosur rregulla te reja ndaj bankave per dhenien e kredive konsumatore dhe atyre me hipoteke. Ajo qe eshte me e rendesishme ne rregullat e reja ka te beje me faktin se bankat detyrohen qe te japin nje informacion parakontrakor per klientin. Ne kete informacion banka eshte e detyruar te sqaroje klientet per kushtet e kredise, tavanet e saj, kestet mujore dhe ndryshimin e tyre, penalitetet dhe informacione te tjera rreth garancive qe banka kerkon kundrejt dhenies se huase. Nepermjet rregullave te reja qe hyne ne fuqi muajin qe shkoi bankat duhet t'i sugjerojne konsumatorit, llojin dhe vleren me te pershtatshme te kredise, ndermjet kredive qe ajo ofron, duke marre parasysh gjendjen financiare dhe aftesine paguese te konsumatorit, avantazhet dhe disavantazhet qe shoqerojne produktin e propozuar dhe qellimin e kredise. Banka, me kerkese te konsumatorit, ploteson kerkesat e informacionit parakontraktor te percaktuara ne rregulloren e re si dhe jep shpjegime shtese, me qellim qe konsumatori te jete ne gjendje te marre vendimin e duhur. Banka e Shqiperise njofton se rregullorja e re detyron banken qe te informoje konsumatorin ne rastin e mosmiratimit te kredise konsumatore te shoqeruar me arsyet perkatese. informacioni duhet t'i vihet ne dispozicion konsumatorit edhe ne rastin kur ai hap nje llogari rrjedhese dhe ka te drejte qe te perdore shuma me te medha se sa gjendja e kesaj llogarie, ne formen e kredise kufi (ovedraftit).