Drilon Hajrizi e lë Trepçën, për Pejën

Basketbollisti më i mirë kosovar në vitet e fundit, Drilon Hajrizi do të jetë lojtar i ri i Pejës. Basketbollisti mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Pejën.
Idoli i tifozerisë mitrovicase e ka forcuar edhe më shumë skuadrën pejane, e cila ditë më parë e feston titullin e kampionit në basketbollin kosovar.
Hajrizi këtë edicion kishte disa probleme me skuadrën, por që kishte vendosur për të vazhduar edicionin deri në fund./Indeksonline/