E Hënë, 2 Nëntor 2026

Driloni, destinacion i fundjavës, zgjerimi i hapsirës së parkut shton vizitorët dhe turistët

Driloni vijon të mbetet një ndër destinacionet e parapëlqyera të turistëve edhe gjatë sezonit të vjeshtës.  Qetësia dhe pamja që të ofron kjo zonë turistike bën që shumë qytetarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha ta vizitojnë për të kaluar orë qetësie mes ajrit të pastër, shpendëve, ngjyrave të vjeshtës duke iu larguar zhurmave të qyteteve të mëdha.

Në asnjë sezon nuk mungojnë edhe të huajt. Tashmë zgjerimi i sipërfaqes së Drilonit dhe mundësia për të pedaluar në brendësi apo rreth liqenit lë shije të mirë tek turistët.

“Kemi qëndruar me kamping, erdhëm dje në Pogradec, erdhëm që nga Greqia, do shëtisim me biçikletë edhe përreth liqenit. Parku ishte i këndshëm, vërtet një vend fantastik”.

Zgjerimi sipërfaqes për shëtitje deri pranë fshatit Guras ka bërë që edhe orët e qëndrimit ne parkun e Drilonit të rriten./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›