Drini i Lezhës, lumi që pret të rijetësohet

Prej vitesh lumi Drin është kthyer në burim ndotjeje, duke dhënë dhe impakt negativ për turizmin në Lezhë. Qëllimi kryesor është që lumi Drin të kthehet në lum të lundrueshëm, ndaj dhe bashkia e Lezhës po bën çmos për rikthimin e një pjese të rrjedhjes së hershme dhe për këto kohët e fundit ka kryer një studim.
Sipas kreut të Drejtorisë së Integrimit Evropian pranë bashkisë Lezhë, Elson Frroku, në projektin e rivitalizimit të lumit Drin, “do të jetë zgjatja e shëtitores deri në grykëderdhe”.
Lumi Drin i cili kalon përmes qytetit të Lezhës e ka humbur funksionin e tij duke u kthyer në një lum të vdekur dhe burim i madh ndotjeje. Mungesa e rrjedhjes së vazhdueshme të ujit në shtratin e tij dhe derdhja e ujërave të zeza e mbetjeve të tjera, ka krijuar këtë situatë problematike.
Gazetare: Melisa Shameti
/RTSH/